Shqipëria dhe Kosova ndahen në “paqe“, vajzat kuqezi barazojnë me përfaqësuesen dardane

Ka përfunduar në barazim ndeshja eleminatoreve të botërorit futbollit të femrave midis dy përfaqësueseve të trojeve shqiptare, Shqipërisë dhe Kosovës. Në minutën e 43- të ishte futbollistja Doçi që realizoi për përfaqësuesen kuqezi, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 1-0.

Ndërkohë në pjesën e dytë Kosova e kërkoi më shumë golin dhe në minutën e 72-të Limani barazon shifrat. Të dyja skuadrat ndanë nga një pikë. Kjo është hera e dytë që Shqipëria përballet me Kosovën, ku ndeshja e parë u fitua 3-2 ngq përfaqësuesja kuqezi./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *