“Dihet çfarë aftësish ka Muçi“, talenti shqiptar kënaq kapitenin e Legias: I lumtur që e “pushtuam” Moskën

Legia e Varshavës ka marrë tre pikët e para në Europa League. Polakët mposhtën Spartakun e Moskës me një gol në minutat shtesë që erdhi falë driblimit fantastikë të Ernest Muçit. Ky i fundit la pas kundërshtarin me një lëvizje “alla” Bale dhe më pas shërbeu bukur për Kastratin, që shënoi golin e triumfit. Iniciativa individuale e talentit shqiptar ka kënaqër së tepërmi kapitenin e skuadrës, i cili ka folur pas përfundimit të ndeshjes mbi aftësitë e Muçit.

“Mendova se dukej mirë. Ne hymë mirë në ndeshje, dihet që edhe Spartak kishte situatat e veta, por ishte një lojë e barabartë. Ne shënuam golin. Jemi të lumtur për këtë fitore dhe duam ta transferojmë këtë lojë të mirë në fushat e Ekstraklasas. Prisnim një situatë të tillë, u tërhoqëm pak më herët, por Ernest Muçi hyri në fushë. Dihet se çfarë aftësish ka, ai bëri një veprim individual përgjatë vijës. Ne duhet të përfitojmë nga situata të tilla. Më vjen mirë që Moska është pushtuar përsëri. Le të vazhdojë”, ka thënë Artur J?drzejczyk./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *