Kristiano Ronaldo shënoi në debutimin e tij me fanellën e djajëve të kuq në Champions League. Rikthimi erdhi me një gol të shënuar, megjithëse Manchester United nuk arriti dot që të fitonte ndaj Young Boys dhe humbi 2-1.
Për më tepër që portugezi u zëvendësua nga trajneri Solskjaer, por sërish nuk e humbi qendrën e vëmendjes. Ronaldo është ngritur përkrah teknikut dhe ka nisur që të jap udhëzimet për shokët e skuadrës. Ndërkohë këtë sjellje nuk e ka pranuar Rio Ferdinand:
“Nëse do të isha unë trajneri, do ta urdhëroja që të ulej. E kuptoj pse e bën pasi është djali me pasion të madh për futbollin dhe dëshiron të fitojë me çdo kusht”, tha Ferdinand për “Bt Sport”. /Sport Ekspres/