Manchester United ka hedhur një hap fals në ndeshjen e parë në Champions League për këtë sezon. “Djajtë e kuq” kanë dalë me kokën ulur nga transferta zvicerane, teksa janë mposhtur me shifrat 2-1. Ronaldo do të gjente shpejt golin e avantazhit, duke i bërë të gjithë të besonin në një fitore të anglezëve.
Por Young Boys i ka prishur mbrëmjen 5 herë Topit të Artë. Kartoni i kuq i marrë nga Wan-Bissaka në minutën e 35 ka ndikuar shumë te Machester United, pasi hapësira e lënë prej tij në fushë është shfrytëzuar nga kundërshtarët.
Ngamaleu barazon shifrat në pjesën e dytë të takimit, ndërsa si për të mos mjaftuar me kaq në fund do të vijë një tjetër gol për helvetët. Atëherë kur po numëroheshin sekondat e fundit të këtij dueli, Siebatcheu i jep godijen përfundimtare “djajve të kuq” dhe nis festën e madhe me golin e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/BTSSPORTSMEDIA/status/1437848584838426625