Milani ka bërë një nisje fantastike për sezonin e ri. Kuqezinjtë janë të pandalshëm edhe pas javës së 3-të te Serisë A. Ekipi i drejtuar nga Pioli ka mposhtur mbrëmjen e sotme Lacion, që nuk i ka bërë dot ballë “djajve“. Në fund të pjesës së parë ishte Leao ai që zhbllokoi shifrat e takimit, ndërsa në minutat shtesë Kessie gabon përpara Reinës duke humbur një 11 metërsh.
Megjithatë Milani nuk mjaftohet vetëm me një gol. Zllatan Ibrahimoviç hyn në fushë në minutën e 60 dhe nuk vonon shumë që të tundë rrjetën e Lacios. Ndeshja përfundon me rezultatin 2-0, ndërsa kuqezinjtë udhëheqin tabelën e klasifikimit me pikë të plota në këto tre javë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/Clipsdefutbol1/status/1437107293800251398