I iku goli për një “fije floku”, drejtori i Atalantës nervozohet me arbitrin: Nuk ka logjikë të anulosh golin e Gjimshitit

Atalanta është mposhtur nga Fiorentina në javën e tretë të Serisë A. Takimi ka përfunduar në shifrat 1-2 në favor violëve, por rezultati përfundimtar u vendos nga episode që morën edhe ndërhyrjen e VAR-it. Gjimshiti tundi rrjetën në minutën e 10, por pas rishikimit me anë të teknologjisë u vendos anullimi i tij. Një fije floku e ndau mbrojtësin shqiptar ka festa, pasi edhe pas përsëritjes së pamjeve mbetet ende e paqartë nëse topi e ka prekur apo jo kokën e Zapatës, i cili ndodhej në pozicion jashtë loje.

Vendimi për të mos lejuar golin e Gjimshitit ka mërzitur drejtorin ekzekutiv të Atalantës, i cili ka folur pas përfundimit të përballjes për mikrofonin e “Sky Sport”. Marino e sheh të palogjikshëm anullimin e golit të lojtarit shqiptar, ndërsa shpreh rezerva edhe për penalltinë e dhënë në favor të Fiorentinës për prekje të topit me dorë nga Maehle.

“Dikush duhet t’i sqarojë këto episode. Ne takohemi dhe diskutojmë dhe pastaj ka episode që nuk kanë logjikë. Dikush duhet të thotë diçka, është e pajustifikueshme që të mos ketë interpretim të këtyre episodeve. Në golin e anuluar na u tha se Zapata mund të ndërhynte. Pyes veten se si. Pse na e japin këtë top të prekur me dorë për Maehle nëse nuk ia dhanë Bolonjës? Ka kaos, interpretim të lirë, nuk ka shpjegim logjik. Topi është jashtë, dikush duhet t’ju tregojë se si janë gjërat. Anulimi i golit të Gjimshitit është jologjik. Askush nuk thotë asgjë edhe nëse flasim shumë për komunikimin, unë pres diçka“, ka deklaruar Umberto Marino./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *