“Edhe Mesi ma tha disa herë: ‘Pse nuk të lë të luash’?”, Pjaniç zbulon problemet me Koeman: Mbante qendrim ndaj meje

Miralem Pjaniç largohet pas një eksperience të dështuar në radhët e Barcelonës. Mesfushori boshnjak qendroi në stol gjatë vitit të tij të vetëm të kaluar në Katalonjë. Në një intervistë të dhënë për “Tuttosport”, ish-futbollisti i Juventusit zbulon se mes tij dhe Koemanit ka pasur probleme. Trajneri holandez mbate qendrim ndaj tij, gjë të cilën askush te Barcelona nuk e kuptonte pse ndodhte. Madje Pjaniç rrëfen se edhe vete Leo Mesi ndihej jo i qartë për këtë situatë dhe e pyeste shpesh përse Koeman nuk e aktivizonte në fushë.

“Beshiktashi më donte me ngulm në ditët e fundit të merkatos dhe nuk mund të qëndroja në Barcelonë me Koeman, do të kisha humbur një vit tjetër dhe nuk doja. Koeman kishte një qëndrim ndaj meje, që askush nuk e kuptoi, madje as Mesi. Leo, vitin e kaluar, më tha disa herë: ‘Por pse nuk të lejon të luash? A ka ndodhur diçka?’. Ekipi turk është në Ligën e Kampionëve dhe… ka fanellën bardh e zi. Ata më mirëpritën në një mënyrë të shkëlqyeshme, do të jetë një tjetër sfidë e madhe”, ka thënë Miralem Pjaniç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *