Intervistat në Superiore/ “Lojtarët duhet të kuptojnë përgjegjsinë”, Brdariç nuk kënaqet as me 5 gola ndaj Laçit

Tirana fitoi në shifrat 4-2 ndaj Skënderbeut, ndërsa nga ana tjetër Vllaznia fitoi 3-5 në transfertë ndaj Laçit. Më poshtë gjeni edhe intervistat e trajnerëve dhe protagonistëve për “Supersport” menjëherë pas përfundimit të takimeve:

Brdariç: “Nuk erdhëm këtu për të vendosur rekorde, por për të fituar. Kemi shumë lojtarë ofensiv dhe kemi bërë lojë të bukur. Por nëse kemi gabuar disa herë në mbrojtje, më vjen keq. Kam folur me lojtarët pas humbjes së Superkupës dhe i kam thënë se nuk është e mundur që të luash vetëm 60 minuta, pasi ndeshja është për 90 minuta. Synimi ishte që t’i shkaktonim humbjen e parë kundërshtarit dhe ia dolëm.

Jam i lumtur që kanë synuar të gjithë sulmuesit. Nga jashtë duket e lehtë duket e thjeshtë sa i përket pësimit të golave. Deri në golin e dytë ne po luanim mirë, po mbanim topin. Lojtarët duhet të kuptojnë përgjegjsinë e tyre në fushë. I falëm rivalit disa raste të pastra shënimi dhe prandaj duhet të flasim me lojttarët.

Shehi: “Jemi pak deficit me kontigjentin edhe për largimet e ardhura. Por me këtë kontigjent që kemi do të ecim shumë dhe lojtarët e stolit tregojnë shumë në fushën e lojës nga aftësitë e tyre. Ne pas pjesës së parë kemi ndryshuar për të mbyllur hapësirat në mesfushë që krijuam. Duhet të jemi më shumë agresiv.

Sa shënojmë gol, rivalët na kërcënojnë në portën tonë. Sot nuk kishim kohë as të gëzonim për golin pasi na shënuar. Ka ndikuar edhe dalja me të kuqe e Zguros, por ne ndryshuam me këshillat në pjesën e dytë. Si asnjëherë më parë kemi 6 7 ekipe që luftojnë për titull nga investimet e klubeve”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *