Tirana ka arritur që të fitojë kundër Skënderbeut në shifrat 4-2. Këto shifra mund të paraqesin tablonë e një ndeshje që ka qenë e lehtë, por nuk rezultoi e tillë në pjesën e parë. Behirace gjeti golin në minutën e 4, ndërsa vetëm dy minuta më vonë bardheblutë shpërbëhen në mbrojtje dhe Zhan Viktor barazoi gjithçka.
Në fundin e takimit do të akordohej një penallti tërësisht e gabuar për Skënderbeun, ndërsa VAR ka ndërhyrë për herë të parë për të ndryshuar një vendim të tillë. Kështu pjesa e parë u mbyll në 1-1 dhe menjëherë pas nisjes të së dytë, kapiteni Zguro u ndëshkua me kartonin e dytë të kuq dhe la ekipin me 10 lojtarë.
Me arsenalin e futbollistëve që Tirana ka në sulm, do ta kishte fare të lehtë për të thelluar rezultatin. Fillimisht me Ngo që shfrytëzoi pasimin e Xhixhës, për të vazhduar me goditjen nga distanca të Limaj dhe për ta përmbyllur sërish me Ngo, që mesa duket do të jetë sërish idhulli i tifozëve. Në minutën e fundit ishte Lika që bën një gafë më të madhe se Alban Hoxha duke kërkuar që të driblojë Mensah, por përfundimi ishte qesharak. /Sport Ekspres/
Tirana-Skënderbeu 4-2 Behirace 4′, Ngo 59′, 73′, Limaj 70’/ Zhan Viktor 6′, Mensah 90′