E bujshme/ Emra me peshë të madhe afrohen në Superiore, për pak vjen zyrtarizimi i Ergys Kaçes

Ky sezon në Superiore pritet që të jetë spektakolar për vetë faktin se ka shumë konkurrencë mes ekipeve, por edhe për emrat që janë pjesë e elitës së futbollit tonë. Së fundmi është njoftuar nga “Balkanëeb” se do të zyrtarizohet Ergys Kaçe.

Mesfushori shqiptar do të vishet me ngjyrat e Partizanit, ndërsa gjithçka pritet që të njoftohet edhe nga vetë klubi pas pak orësh. Kaçe shihej si një nga futbollistët e Kombëtares që mund të arrinte kulmin në ligat më të mira të Europës, por eksperiencat në Greqi nuk shkuan siç priteshin dhe fantasia e tij do të përdoret nga Ilir Daja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *