Egnatia do të përballet në ditën e sotme kundër Partizanit, në ndeshjen miqësore që do të nis në orën 17:00. Por këtë herë klubi rrogozhinas do të luajë ndeshjen e parë që pas rikonstruksionit të stadiumit. Për këtë arsye klubi ka njoftuar se zytarë të FSHF do të jenë të pranishëm për certifikimin e stadiumit, ndërsa gjithashtu do të testohet edhe sistemi VAR.
Për të qenë në të njëjtën lartësi për organizimin e ndeshjes, Egnatia ka postuar edhe fotografinë nga dhoma e zhveshjes. Atje shihen fanellat e lojtarëve, me numrat dhe emrat e tyre, ndërsa gjithçka është profesionale dhe në pamje të parë të jep përshtypjen e pasqyrimit të Kombëtares në dhomat e zhveshjes. /Sport Ekspres/