Adrian Aliaj është figura e njohur e Kombëtares së Shqipërisë që tanimë po e vazhdon futbollin në tjetër rrugë, duke kontribuar si menaxher. Në emisionin “Sport Neës” që transmetohet në “Neës 24” nga Enxhi Biba është diskutuar sa i përket ndeshjeve të kuqezinjëve. Aliaj është shprehur se Myrto Uzuni nuk po merret seriozisht nga trajneri Reja duke iu referuar hapësirës së pakët që i është dhënë këtij futbollisti te Kombëtarja, ndërsa njëkohësisht tregon edhe një element që është mes Kosovës dhe Shqipërisë.
“Shpresoj ta kenë kuptuar, të jesh optimist është një gjë, të jesh realist është gjë tjetër. Ti marrim gjërat më me qetësi. Po e them me pastërti, janë 2 ndeshje të vështira. Në Varshavë do të luajnë kundër 50 mijë shikuesve, Hungari është e konsoliduar. Akoma gjërat nuk janë venë në vend, por do kemi dy ndeshje shumë të vështira.
FUTBOLLISTËT QË LUAJNË NË NIVELE TË LARTA- Unë Turqinë nuk e fut në rangun e ligave të larta. Strakosha, Gjimshiti, Ismajli, Bare, Uzuni, janë lojtarë të kompletuar. Në veçanti Uzuni, që nuk është marrë seriozisht nga Reja. Kemi lojtarë shumë me vlera. Në Kombëtare është ekip tjetër, është diçka tjetër. Nuk kemi akoma një kombëtare që është në nivelin që luajnë me klubet.
LËVIZJET NË MERKATO- Ne kemi bërë dhe lëvizje të tjera, kemi çuar lojtar në Napoli, Lacio. Sahiti duhet t’ja dëgjojmë emrin, ka shpejtësi, jemi në luftë, Kosovë-Shqipëri, por Shqipëria nuk është shumë e interesuar, dhe i bëj thirrje të shohë se çfarë po ndodh. Toma Basiç është përmbledhja e merkatos, kemi pasur dy tre klube të tjera, ishte dëshira ime ta sillnim në Itali. U bënë të giitha bashkë në një vend, më vjen mirë që shqiptarët punojnë me emrat të tillë në merkato. Kemi lojtarë të rinj që po i afrojmë në agjenci, është kënaqësi”, tha Aliaj. /Sport Ekspres/