U shpall kampion Europe me Kombëtaren e Gjermanisë, sulmuesi shqiptar lë “pancerat” dhe i thotë “po“ Kosovës

Mërgim Berisha është një prej atyre lojtarëve që pritet të shkojë lart në arenën e futbollit europian. Sulmuesi shqiptar ka shkëlqyer me Salcburgun, duke qenë një prej elementet kyçe të austriakëve. Vetëm pak muaj më parë Berisha u shpall kampion Europe me Kombëtaren U21 të Gjermanisë, ndërsa dëshira e madhe e tij ishte të bëhej pjesë e Kombëtares A.

Por së fundmi duket se 23-vjeçari ka ndryshuar mendje. Sipas “RTV Dukagjini” Mërgim Berisha ka vendosur të lërë “pancerat” për t’ju bashkuar dardanëve. Lojtari i Salcburgut mësohet ti ketë thënë “po” Kosovës, duke rritur kështu cilësitë në sulmin e skuadrës së Shaland./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *