Vetëm 24 minuta lojë/ Në Francë dinë vetëm një mënyrë për ta ndalur, Mesi pëson faull më shumë se çdo lojtar tjetër

Mbrëmja e djeshme solli momentin e shumë pritur nga çdo tifoz i PSG-së. Lionel Mesi zbriti për herë të parë në fushë me një fanellë tjetër nga ajo e Barcelonës. Argjentinasi debutoi me parisienët në ndeshjen kundër Reims, ku nuk arrit të gjente dot golin e parë në Ligue 1.

Në Francë njohin vetëm një mënyrë për ta ndalur dhe ai është… faulli. Vetëm 24 minuta në fushën e lojës dhe “pleshti“ kthehet në lojtarin që ka pësuar më shumë ndërhyrje të gabuara se çdo futbollist tjetër në fushën e lojës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *