“Jemi minierë talentesh”! Tirana krenohet me arritjen e Çelhakës: Legia e ndiqte prej kohësh

Jurgen Çelhaka ka bërë lëvizjen e karrierës duke mbërritur në Poloni. Futbollisti u zyrtarizua te Legia e Varshavës, ndërsa në ditët në vijim do të bëjë edhe testet mjekësore. Ndërkohê reagimi ka ardhur edhe nga Tirana që krenohet me produktin e saj.

“Jurgen Çelhaka udhëton drejt Polonisë!
Një tjetër talent i bardhebluve ka kapur vëmendjen e ekipeve të huaja. Legia e Warsaw-ës ka piketuar prej kohësh mesfushorin dhe tashmë klubet kanë arritur dakordësinë mes tyre. 21- vjeçari i është bashkuar shokut të skuadrës Ernest Muçi i transferuar një vit më parë në të njëjtin ekip. Çelhaka është një ndër kampionët bardheblu i cili ka qënë prej dy vitesh titullar.

I riu është një tjetër provë se Akademia e Futbollit Tirana po funksionon në mënyrë perfekte dhe është një miniere talentesh. Faleminderit Jurgen për kontributin e madh që i ke dhënë skuadrës bardheblu por edhe Kombëtares tonë kuqezi. Ekipi yt i zemrës të uron suksese në rrugëtimin tënd të ri”, shkruhet në reagimin e Tiranës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *