Karriera në rënie kur pritej kulmimi! Rasti i veçantë i Thomas Strakoshës, po vuan te Lacio

Aktualisht në moshën 26-vjeçare dhe duhej të ishte në kulmin e tij, por karriera e Thomas Strakoshës ka shkuar në rënie. Gardiani shqiptar përfundoi si zgjedhje e dytë në sezonin e shkuar, atje ku po preferohej Pepe Reina para tij nga Inzagi.

Portieri me eksperiencë u shndërrua në zgjedhje të parë pasi drejtonte mbrojtje me udhëzimet e tij, ndërsa nga ana tjetër kishte edhe më tepër saktësi me këmbë. Ardhja e trajnerit të ri, Sarri, mendohej se do të sillte ndryshimet pozitive për Strakoshën. Por nuk rezultoi kështu, teksa sërish është Reina si zgjedhje e parë.

Me kontratën që skadon në vitin e ardhshëm, portieri i Kombëtares duhet të bëjë zgjedhjen e zgjuar së bashku me klubin, për të mirën e përbashkët. Padyshim që nëse nuk do të ketë marrëveshje mes tyre, Strakosha rrezikon shumë për karrierën e tij. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *