Elbasan Reshani është ndezur dhe ka marrë rolin e heroit papritur në “Ligue 1”. Futbollisti 28-vjeçar nuk shquhet së tepërmi për realizimin e golave dhe mesatarisht arrin të shënojë 3 të tillë në gjithë sezonin, duke iu përmbajtur të shkuarës dhe karrierës së tij. Megjithatë futbollisti i Kosovës ka arritur që të realizojë dopietën ndaj Lyon.
Këta të fundit po kryesonin në shifrat 3-1 dhe ndeshja u quajt “e mbyllur”. Por jo për Elbasan Rashanin, që hyri në fushë si zëvendësues në minutën e 70. Pas vetëm 10 minutash erdhi goli i parë duke kaluar bukur portierin e Lyon, ndërsa në të fundit ishte goditja me kokë që përfundoi në mënyrë spektakolare në cepin e rrjetës për t’i barazuar shifrat në 3-3. /Sport Ekspres/
#OLCF63 (3-3) – ÉGALISATION DE RASHANI !!! L’OL EST PUNI pic.twitter.com/8pSvVIfEHK
— GOALS LIGUE 1 (@GOALSLIGUE1) August 22, 2021