Barcelona ka barazuar në transfertën ndaj Athletic Bilbao në shifrat 1-1. Katalanasit mund ta kishin humbur takimin nëse Eric Garcia nuk do të sakrifikohej. Mbrojtësi 20-vjeçar kishte mësuar pak para ndeshjes se gjyshi i tij kishte ndërruar jetë. Megjithatë me profesionalizmin më të madh ka vazhduar ndeshjen duke ndihmuar Barcelonën që të mos humbas në transfertën e vështirë.
E teksa Ëilliams ishte fare pranë shënimit të golit të avantazhit në minutën e fundit, Garcia përsërit ndërhyrjen e Valverdes ndaj Atletiko Madridit, duke “prerë” kundërshtarin. Kartoni i kuq merret pa asnjë kundërshtim të vetëm duke ditur se nga krahu tjetër është evituar goli i pësuar. /Sport Ekspres/