VIDEO/ Traversa që shtangu Reinën nga predha e Bajramit! Merr notën më të lartë dhe cilësohet si yll, ia dalin Ismajli dhe Hysaj

Ndeshja mes Empolit dhe Lacios që përfundoi në shifrat 1-3 ka gjetur edhe disa lojtarë shqiptarë në fushën e lojës. Elseid Hysaj ishte nga njëri krahë, ndërsa Ismajli dhe Bajrami në tjetrin. Ashtu siç edhe pritej, fantazisti Nedim Bajrami ka shkëlqyer në ndeshjen e parë të tij në Serinë A.

Në golin e parë do të ishte asisti i tij që solli avantazhin e përkohshëm të Empolit, ndërsa gjithë potencialin e tij e shfaqi në minutat e fundit. Predha e Bajramit nga distanca dhe këndi i pamundur mposhti Pepe Reinën, por do të ndalej nga traversa. Sipas notave të vendosura nga “Repubblica”, Bajrami ka vlerësimin më të lartë me 7.5: “Një asist, traversë dhe shkëlqen si lojtar i vërtetë. Është kandidatë për të qenë gjëja më e bukur e këtij kampionati”.

Ndërkohë pavarësisht se Empoli pësoi tre gola, vlerësim pozitiv ka edhe për debutimin e Ardian Ismajlit që merr notën 6: “Në gjithë repartin mbrojtës të Empolit, është i vetmi që mundi të kufizojë dëmet”. Me të njëjtin vlerësim e mbyll ndeshjen edhe Elseid Hysaj: “E di më së miri mekanizmin e Sarrit, por nuk shkëlqen për shkakun e limiteve që i janë vendosur në administrimin e rezultatin”, shkruhet në median italiane. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *