Në ditën e sotme është zhvilluar edhe një derbi i sulmuesëve shqiptarë në elitën e futbollit austriak. Tirol u përball kundër Altach, ndërsa ndeshja u mbyll në barazim pa gola. Nga minuta e parë e kanë nisur si titullar në të dy ekipet respektive edhe Xhakamo Vrioni me Atdhe Nuhiun. Por asnjëri prej tyre nuk ka arritur të realizojë, megjithëse fituan besimin e trajnerëve për të mbetur në fushën e lojës deri në vërshëllimën e trefishtë të arbitrit. Kështu Xhakomo Vrioni lë “ritmin e frikshëm” që nisi aventurën te Tirol.
Pas huazimit nga Juventus, Vrioni arriti që të shënonte menjëherë në fazën përgatitore. Gjithashtu edhe në ndeshjet e kampionatit, teksa në dy takimet e para realizojë po aq gola. Por tanimë është një moment ndalese për Vrionin që duhet të punojë më tepër për të gjetur sërish rrjetën. Nga krahu tjetër, Atdhe Nuhiut iu kthye besimi teksa trajneri i la ekzekutimin e penalltisë ndaj Rapid të Vienës, atje ku arriti që të gjente golin pas shumë kohësh. /Sport Ekspres/