Dy herë fitore? FSHF bën gjithçka për t’i dhënë Shqipërisë “xhevahirin Bajramin”, ja se kur merret vendimi përfundimtar

Nedim Bajrami është një histori që tashmë mund të quhet e vjetër te Shqipëria dhe që i ka falur të dy anët e emocioneve tifozëve shqiptarë: “Gëzimin dhe trishtimin”. Në të parën teksa u zyrtarizua vendimi i lojtarit për të zgjedhur Kombëtaren e Shqipërisë, duke u larguar kështu nga Zvicra. Te helvetët bënë gjithçka për ta mbajtur “xhevahirin” në gjirin e tyre, por vendimi ishte marrë.

E teksa pritej që t’i gëzoheshim këtij afrimi, më shumë e bujshme do të ishte vendimi i ardhur nga FIFA. Kjo e fundit nuk po aprovonte kërkesën e Bajramit për të ardhur te Shqipëria pasi kishte luajtur takime me fanellën e Zvicrës pasi kishte kaluar kufirin e moshës së lejuar për të ndërruar vendimin në të ardhmen.

Por FSHF nuk e ka mbyllur aty dhe ka vazhduar punën për të afruar një lojtar me peshë të madhe si Nedim Bajrami, ndërsa nga ana tjetër edhe vetë lojtarit nuk i digjet mundësia për t’u prezantuar me një Kombëtare në të ardhmen. Kjo pasi do të ishte më shumë se e pamundur rikthimi i tij te Zvicra në një kohë kur zgjodhi Shqipërinë dhe nuk i dëgjoi thirrjet e helvetëve.

A do të jetë Bajrami si pjesë e listës së Rejës për ndeshjet e shtatorit? “Sport Ekspres” ka siguruar informacione nga burime pranë FSHF, se data e gjyqit për të thënë fjalën e fundit për Bajramin do të jetë 23 gushti. Pra vetëm pas dy ditësh do të kemi përgjigjen rreth këtij rasti, por ka shumë optimizëm se lojtari i Empolit në Serinë A do t’i bashkohet Shqipërisë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *