Në këtë futboll modern, tifozët lidhen gjithmonë me një yll të caktuar të ekipit të tyre që dallon mbi të tjerët. Mbi të gjitha edhe kur Barcelona kishte gjeniun Iniesta, ky i fundit nuk mund të merrte të gjitha komplimentet dhe vlerësimet e merituara nga mediat pasi në skuadër gjendej edhe Lionel Mesi.
Por lojtari më i nënvlerësuar në futbollin e sotëm është Di Maria. Në kohën kur ishte te Real Madridi, gjithë vëmendjen e merrte Ronaldo dhe Benzema, megjithëse këta të fundit nuk bënin dot pa asistet e argjentinasit. Në Kupën e Amerikës goli i tij do të mjaftonte që Argjentina të fitonte trofeun dhe që Mesi t’ia dilte për herë të parë që të festojë një trofe me Kombëtaren. Për më tepër ndaj Brazilit.
E gjitha kjo falë golit të Di Marias, që të njëjtin realizim e përsëriti edhe kundër Brest në “Ligue 1”. Por fati i argjentinasit është i shkruar për të qenë në hijen e të tjerëve, pasi vetëm te kjo PSG nuk mund të flitet për protagonizëm. Gjithmonë në hijen e yjeve, por kthehet në më të mirin kur nevojitet më shumë. /Sport Ekspres/
Di Maria scored the exact same goal for PSG as his winner for Argentina in the Copa America final against Brazil. pic.twitter.com/NzS5ZX5WA7
— Sam Street (@samstreetwrites) August 20, 2021