“E vura re mentalitetin e Juves që kur erdhi Bonucci te Milani”, Locatelli: Mbaja postera të Del Pieros e Buffon në dhomë

Manuel Locatelli është lojtari më i ri i Juventusit. Mesfushori italian është vetëm 23 vjeç dhe me cilësitë që ka premton shumë për të ardhmen. Kampioni i Europës ka mbajtur sot konferencën për shtyp për tu prezantuar zyrtarisht si pjesë e “zonjës së vjetër”, ekip të cilin shprehet se e ka pasur një ëndërr që në fëmijëri.

“Të luaj për Juven ka qenë gjithmonë ëndrra ime. Familja ime është nga Juventusi, kështu që për mua është një emocion i dyfishtë. Më duhet të futem menjëherë në pjesë, jam gati për këtë aventurë të re. Juve ka qenë gjithmonë përparësi. Në dhomën time kisha postera të Nedved, Del Piero dhe Buffon. Ata kanë qenë gjithmonë idhujt e mi.

Mentaliteti që është këtu është i ndryshëm, edhe kur Bonucci erdhi në Milano e vura re menjëherë. Fola shumë me ta dhe ata folën edhe me mua. Ishte mirë t’i gjeja përsëri, Chiellini më mirëpriti si një vëlla më të vogël, ai përqafim ishte shumë i sinqertë”, ka deklaruar Manuel Locatelli./Halit Deliashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *