Një skenë shokuese ka ndodhur në futbollin honduras, aty ku arbitri kryesor ka nxjerrë p.istoletën për të ndaluar revoltën e tifozëve dhe lojtarëve për gjykimet e tij në fushë.
Mediat lokale deklaruan se tifozët ishin futur në fushë, duke kontestuar ashpër vendimet e mara prej tij në 90 minutësh, por kjo e ka acaruar arbitrin i cili nuk pati zgjidhje tjetër vetëm se të gjuaj në ajër.
Një televizion lokal i Hondurasit, “Televicentro” ka regjistruar të gjithë skenën e pazakontë dhe menjëherë pas këtij momenti video është bërë virale në rrjetet sociale./Elio Hajdari-Sport Ekspres/