Geraldo Bajrami e ka mbyllur përfundimisht kapitullin e tij te Birminghami. Mbrojtësi shqiptar ka qenë pjesë e akademisë së këtyre të fundit, me të cilët ka arritur që të debutojë edhe me ekipin e parë. Futbollisti 21-vjeçar kërkonte të linte futbollin e moshave dhe të kishte më tepër hapësira në atë profesionist, prandaj ka vendosur të largohet nga Birmingham.
Bajrami ka gjetur ekipin e tij të ri për të vijuar karrierë. Mbrojtësi i Kombëtares shpresa është prezantuar në radhët e Kidderminster Herriers. Skuadra në fjalë luan në ligat inferiore të Anglisë, ndërsa Barjami dëshiron të hedhë një e nga një hapat drejt niveleve më të larta të futbollit./Sport Ekspres/
? Harriers have further bolstered their squad with the arrival of former Birmingham City defender Geraldo Bajrami!
Full story ?
— Kidderminster Harriers ? (@khfcofficial) August 19, 2021