Zyrtare/ Lacio qetëson Sarrin dhe zyrtarizon Hysajn, një shqiptar shitet për të hapur rrugën e merkatos

Më në fund Sarri mund të rrijë i qetë. Hysaj, Felipe Anderson dhe Romero janë zyrtarizuar mbrëmjen e sotme në radhët e Lacios. Klubi bardhekaltër ka njoftuar përmes një komunikate në faqen e vetë zyrtare se të tre lojtarët tashmë janë regjistruar si pjesë e tyre për sezonin e ardhshëm në Serie A.

Ndërkohë për të rregulluar indeksin e likuiditetit, Lacios i është dashur të shesë futbollistë të cilët i ka në organikën e saj, Mes tre lojtarëve të shitur është edhe një shqiptar. Serxho Kalaja është transferuar drejt Karrareses, duke hapur kështu rrugën e merkatos për bardhekaltrit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *