Simon Kjaer u cilësua si kapiten i Europës, teksa mori përgjegjësinë absolute për të ndihmuar Eriksen, kur pësoi infarkt në fushë. Shumë tifozë milanistë sugjeruan që danezi të bëhej kapiten i Milanit, duke i marrë shiritin e kapitenit Alesio Romagnolit. Megjithatë, kjo është mohuar kategorisht nga vetë qendërmbrojtësi, duke deklaruar se kapitetni i Milanit do të jetë vetëm Alessio Romagnoli.
“Shiriti i kapitenit? Ne tashmë kemi një kapiten dhe emri i tij është Romagnoli. Ka harmoni dhe sportivitet të madh mes nesh. Scudetto? Unë kurrë nuk kam fituar një titull dhe do të doja ta fitoja atë me Milanin ”- u shpreh Simon Kjaer. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/