Skena të pabesueshme vijnë nga Turqia! Dy lojtarët e Galatasarait zihen me grusht në fushë, VAR nxjerr me të kuq lojtarin që nisi sherrin

Një moment tërësisht i pazakontë dhe që do të kujtohet gjatë si skandali më i madh në futbollin turk ka ardhur në javën e parë të kampionatit. Galatasarai po fitonte në shifrat 0-2 ndaj Giresunspor, por dy futbollistë të gjigandëve turk janë përleshur me njëri-tjetrin. Në minutën e 62 të takimit, Marcao ka goditur me grusht shokun e tij të skuadrës, Kerem Aturkoglu.

Pasi lojtari brazilian e kritikoi Aturkoglu se nuk po e ndihmonte shumë mbrojtjen, Kerem i bëri shenjën që të mbyllte gojën dhe i tha: “Shiko lojën tënde”. Kaq mjaftoi që gjendje të agrovohej dhe Marcao nuk e mendoi dy herë për ta goditur fillimisht me kokë dhe pastaj me grusht. Shokët e skuadrës ndërhyn për të qetësuar situatën, ndërsa arbitrin shkoi menjëherë te VAR për të parë se kush prej lojtarëve kishte goditur i pari duke ndëshkuar Marcaon me karton të kuq. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *