VIDEO/ “Mallkimi” i numrit 9? Giroud premton gola për Milanin, tregon klasin me dopietë dhe realizim të veçantë në miqësore

Oliver Giroud ishte berja më e bujshme e Milanit këtë verë, duke i dhënë kuqezinjve më shumë eksperiencë. Francezi ka marrë numrin 9 në fanellë, por duket se “mallkimi” i saj do të thyhet pikërisht nga ish-lojtari i Chelse-at. Giroud premton gola për Milanin, ndërsa shenjat e para i jep në miqësoren e sotme.

“Djajtë” kanë mposhtur Panathinajkosin me shifrat 2-1, ku të dy golat erdhën nga lojtari francez. Giroud tregon klasin e tij përballë grekëve me një realizim të bukur me kokë. Pas golit të parë në minutën e 16, sulmuesi tund sërish rrjetën në të 43-tën. Me një gjuajtje mjaft të bukur me kokë Grioud i jep një trajektore të veçantë topit, i cili kalon përtej vijës fatale./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *