Gati oferta tjetër e çmendur e Manchester City, Guardiola kërkon me ngulm edhe Harry Kane

Transferimi prej 120 milionë eurosh i Grealish tek Manchester City nuk do të jetë e vetmja shifër e “çmendur” për sheikët. Sipas burimeve të mediave prestigjoze angleze, “The Guardian” dhe “Sky Sport”, Manchester City është duke përgatitur një ofertë stratsoferike në drejtim të Tottenham, për të blerë sulmuesin e saj kryesor Harry Kane.

Mësohet se shifra që do ofrojë Manchester City është 150 milionë paund, ose rreth 180 milionë euro. Harry Kane është një nga sulmuesit më të mirë në Angli, megjithatë nuk ka fituar asnjë titull të rëndësishëm në karrierën e vet. Transferimi i tij tek City mund ta afronte më shumë me fitimin e titujve. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *