Një reagim të madh po vazhdon që të shkaktojë vendimi i marrë nga Bashkia e Korçës. Në festën e birrës është ftuar një këngëtar serb që më herët ka motivuar vendit e tij me këngët për të kryer masakra në Kosovë. Së fundmi është TKZ që jep thirrjen e fundit ku i kërkon Bashkisë së Korçës që të tërheq këngëtarin serb ose ndryshe do të ndalet me dhunë nga anëtarët e tifo-grupit besnik të Kombëtares.
Këtë nismë e mbështet edhe vetë kapiteni legjendar i Shqipërisë, Lorik Cana. Ky i fundit ka reaguar nëpërmjet një postimi në “Instagram” ku i jep më shumë jehonë reagimit të TKZ. Gjithashtu në foto është vendosur diçitura që tregon ndalimin e mikrofonit për këngëtarin serb. /Sport Ekspres/