Duke kërkuar përsëritjen e suksesit të Skënderbeut! Prishtina ka një pjesë të korçarëve, më pak muskuj dhe më shumë fantazi

Prishtina është “hirushja” e ekipeve shqiptare në Europë deri në këto momente. Kjo skuadër ndodhet më afër kualifikimin në fazën e “Play-Off” pasi arriti të mundte Bodo G në shifrat 2-1. Kundërshtari ishte i vështirësisë së lartë, por Prishtina ia doli me sukses dhe kërkon që të përsëris Skënderbeun.

Asgjë nuk është e pamundur pasi në organikë ka gjithë eksperiencën, për më tepër edhe një pjesë të korçarëve. Gledi Miçi dhe Kristi Vangjeli janë aty për t’i falur më shumë garanci në prapavijë. Ndërkohë në majën e sulmit ndodhet Oto John që arriti të shënonte golin e parë ndaj Bodo Glimt.

Një tjetër e veçantë te Prishtina ësht fakti se pavarësisht se luan ndaj një kundërshtari me nivel shumë më të lartë se vetja, zgjedh që të aktivizojë më pak lojtarë me muskuj dhe më shumë fantazi. Pra ndryshe nga formacionet që mund të shohim te ekipet e Superiores, në mbrëmjen e djeshme te Prishtina ishte vetëm mesfushori Bushnjaku me tipare për të shkatërruar aksioneve e kundërshtarit. Ndërkohë lojtarë si Krasniqi, Avdyli, Kryeziu, Mankenda dhe Oto John mund të niseshin të vetëm për të qenë rreziku i rivalit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *