Laçi e ka humbur pjesën e parë ndaj Anderlehtit në shifrat 0-2. Kurbinasit kanë bërë gjithçka mirë me vendosjen në fushën e lojës, por janë dorëzuar në goditjet e këndit. Të dy golat e rivalit erdhën me të njëjtën panoramë pas krosimeve nga goditja e këndit.
Në rastin e dytë ishte Hoedt që ka arritur të dërgojë topin në rrjetë. Dëshpërimi ishte edhe më i madh te Duro që shihte sesi ekipi i tij u ndëshkua në të njëjtën mënyrë. Mes thirrjeve të dëshpërimi me veten, nuk mund të pranonte një tjetër ndëshkim të tillë. /Sport Ekspres/