Xhakomo Vrioni vazhdon shkëlqimin me ekipin e ri. Pas golave në miqësore dhe në Kupë, tashmë vjen edhe debutimi me gol në kampionat. Futbollisti 22-vjeçar ka luajtur sot ndeshjen e tij të parë në elitën austriake me Tirolin, ku është kthyer menjëherë protagonist.
Sulmuesi shqiptar fitoi duelin me portierin kundërshtar në minutën e tretë të kohës shtesë në pjesën e parë, teksa tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Vrioni feston kështu golin e tij të parë në kampionat, por jo fitoren. Kjo pasi Tirol është ndalur në barazim 1-1 kundër Austrinë e Vienës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/