Prishtina ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me Gentian Muçën. Ekipi shqiptar i Kosovës ka vlerësuar lart mbrojtësin e njohur për futbollin shqiptar, jo vetëm sa i përket kontributit të tij në fushën e lojës, por edhe sjelljen jashtë saj.
“Erdhi si kampion dhe po ikën si i tillë”. Ky është njoftimi i ardhur nga Prishtina, ndërsa Muça largohet dhe e lë ekipin në momentin historik të tij. Prishtina arriti që të kualifikohej në turin e tretë të Conference League ku do të përballet me Bodo Glimt për të diskutuar fituesin që do të marrë biletën e “Play-Off” në këtë kompeticion të ri. /Sport Ekspres/