Andrea Beloti mund të luajë vitin e ardhshëm në Rusi, teksa skuadra e Zenit ka nisur kontaktet e para me Torinon në fillim të korrikut. Sipas mediave italiane, shuma që Zenit ofron është 30 milion euro plus bonuse nëse arrijnë të fitojnë Superligën e Rusisë.
Belotti ishte në radarët e Juventusit, por presidenti i Torinos, Urban Cairo deklaroi se asnjëherë nuk do të shiste lojtarin e tij më të mirë tek rivalët.
Andrea Belotti shpërtheu tre vite më parë me Torinon, por drejtuesit nuk pranuan ta shisnin për 60 milionë euro, pasi e vlerësonin sulmuesin e tyre me 100 milionë euro. 3 vite më pas, torinezët mund ta shesin Bellotin për gjysmën e çmimit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/