Rei Manaj ka shkëlqyer në këtë fazë përgatitore që po zhvillon Barcelona përpara sezonit të ri. Sulmuesi shqiptar ka shënuar katër gola kur nuk ka luajtur ende 180 minuta të plota me katalanasit. Pavarësisht shifrave që flasin në favor të tij, te Barcelona duket se nuk e kanë ndërruar ende planin e shitjes. Futbollisti ka folur me drejtuesit e klubit katalanas dhe kanë rënë në marrëveshje për të pritur edhe pak kohë, në mënyrë që shitja të mos vijë në ditët e ardhshme.
Laporta ka dhënë aprovimin pasi kjo vjen edhe në të mirë të buxhetit të klubit. Gjatë kësaj kohe Koeman do të vazhdojë që të krijojë hapësira për Manajn, me këtë të fundit që ka mundësinë për të shënuar golat të tjerë te Barcelona. Gjatë kësaj kohe do të luftohet për emra më të mirë të klubeve që kërkojnë sulmuesin shqiptar, por edhe për të luajtur ato pak mundësi qëndrimi në ekipin e parë.
Sasuolo, Cadiz dhe Famalicao ishin tre ekipet që kanë shfaqur interesimin e tyre për Manajn. Së fundmi mediat në Spanjë kanë raportuar se edhe Betis ka hedhur vështrimin te lojtari i Kombëtares. Skuadra në fjalë është pjesë e La Liga-s. Interesimet po shtohen, së bashku me vlerën e kartonit të Reit që pritet të mos largohet për më pak se 3 milionë euro. /Sport Ekspres/