“Arbitri nuk na dha dy penallti”! Habit trajneri i Inter Escaldes, largohet nga detyra pas eliminimit nga Teuta

Teuta ka arritur që të kryejë detyrën e saj me sukses duke kaluar në turin e tretë të Conference League. Durrsakët kanë marrë shumë kritika pas humbjes në Shqipëri pasi u mundën në shifrat 0-2 nga modestët e Inter Escaldes. Një ndeshje e marrë jo me seriozitetin e duhur që solli edhe rezultatin e padëshiruar për futbollin tonë sa i përket përfaqësimit në Europë.

Por ndryshe nga sezoni i kaluar, këtë herë është rikthyer formati i dy ndeshjeve me sistem vajtje-ardhje dhe Teuta korrigjoi gjithçka në transfertë për të kaluar më tej pas fitores 0-3. Ndërkohë trajneri i Inter Escaldes, Alberto Lopo, ka njoftuar largimin e tij nga drejtimi i skuadrës. Ankesa ka pasur prej tij edhe sa i përket arbitrimit të ndeshjes:

“Çfarë na mungoi? Duhej të shënonim edhe dy gola të tjerët. E dinimin që do të ishte shumë e vështirë dhe se Teuta ishte favorite. U përpoqëm t’ia bënim ndeshjen të vështirë, por kishin ekip më të mirë dhe lojtarë më cilësi. Na nënshtruan në pjesën më të madhe të ndeshjes. Arbitri? Mund të mos e jepte atë penallti për Teutën, dy penallti nuk janë dhnë për ne, megjithatë ky është futbolli dhe duhet të msojmë prej tij. Arbitri nuk na ndihmoi kur duhet të fishkëllente në favorin tonë”, tha Lopo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *