Po jep ende kontribut për Brazilin, Dani Alvesh: Shkëmbinjtë e vjetër nuk zhduken kurrë

Brazili mposhti 3-1 Arabinë Saudite dhe tashmë u kualifikua në çerekfinale të Lojërave Olimpike. Me këtë fitore amerikano latinët shmangën përballjen në 1/8 me Spanjën, e cila do të ishte një finale e parakohshme. Në skuadrën “Seleçao” bën pjesë edhe ish-mbrojtësi 38 vjeçar i Barcelonës, Dani Alvesh, i cili dha një intervistë pas fitores.

“Po e bëj këtë për vendin tim, popullin tim. Ne duam të mbrojmë medaljen e arit të fituar herën e fundit përballë Gjermanisë. Të jap dorëheqjen nga futbolli? Shkëmbinjtë e vjetër nuk zhduken kurrë. Ata janë aty për të luftuar në çdo moment. Unë marrë frymë dhe jetoj me këtë profesion, është gjithë jeta ime. Nuk e doja përballjen ndaj Spanjë në çerekfinale, sepse kjo ndeshje është për finale. Pas Brazilit, Spanja është shtëpia ime e dytë. Unë jam gjysmë brazilian dhe gjysmë spanjoll”- tha ndër të tjera Dani Alvesh. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *