Myrto Uzuni do të vazhdojë jehonën e “trekëndëshit të Shqipërisë”, Teuta kërkon përmbysjen për të shpëtuar veten

Në ditën e sotme nuk do të luajë vetëm Armando Broja me Chelsea-n. Vëmendje e veçantë mbetet te talenti shqiptar sesi do të sillet kundër Bournemouth në miqësoren e mbrëmjes. Megjithatë përpara saj do të luajë ekipi i Superiores, Teuta. Durrsakët kërkojnë përmbysjen ndaj Inter Ecaldes.

Kundërshtarët modest arritën që të fitonin në shifrat 0-2 në Shqipëri për t’i befasuar të gjithë. Por nëse ka një rrugë shpëtimi për ekipin shqiptar është që të përmbysi këto shifra dhe të shpëtojë nga lëvizjet e mëdha që mund të ndodhin në rast dështimi. Gjithashtu do të luajë edhe Myrto Uzuni në orën 19:00 ndaj Zalgiris.

Kjo ndeshje është e vlefshme për turin kualifikues të Champions League. Përballja e parë përfundoi në shifrat 2-0 për hungarezët me protagonizmin e lojtarit shqiptar. Këtë herë pritet që Myrto Uzuni të shënojë sërish dhe të vazhdojë jehonën e trëkëndëshit shqiptar më në formë të momentit për të plotësuar dyshen Broja-Manaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *