Lirim Kastratit i buzëqesh fati/ Në Gjermani kërkojnë Rashicën e ri, hedhin sytë nga sulmuesi i Dinamos së Zagrebit

Lirim Kastratit ka nisur ti buzëqeshë fati në merkato. Pavarësisht se nuk ka arritur të sigurojë vendin e titullarit në radhët e Dinamos së Zagrabit, për sulmuesin shqiptar vijnë oferta nga Gjermania. Verder Bremeni është në kërkim të Rashicës së ri dhe hedh sytë nga një bashkëkombas i tij për ta zëvendësuar.

“Sky“ raporton se klubi gjerman, i cili këtë sezon luan në Bundesliga 2, dëshiron të pasurojë organikën me Lirim Kastratin. Klubet kanë nisur bisedimet, por problemi qendron mbi formulën e transferimit, teksa palët duket se nuk po bien dakort për huazimin./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *