Foneska e kërkoi me ngulm rikthimin e Smalling te Roma, pavarësisht se kryeqytetasit shpenzuan jo pak për të marrë shërbimet e Marash Kumbullës. Me ndryshimin e trajnerit, pasi në stol është ulur Mourinho, mbrojtësi 31-vjeçar nuk shihet më si i paprekshëm. Në bazë të lajmeve që raportohet në mediat italiane nuk përjashtohet edhe largimi i Smalling.
Sipas të gjitha gjasave bëhet fjalë për rikthim në “Premier League”, megjithëse nuk publikohen ende klubet e interesuara. Kjo do të lehtësonte punën për Kumbullën sa i përket vendit në formacion, ndërsa Mourinho po tenton gjithçka për të bindur Lenglet që t’i bashkohet Romës. /Sport Ekspres/