Më 29 korrik Vllaznia pret në “Loro Boriçi“ AEL Limasolin për të vendosur përfundimisht se cili ekip do të vijojë rrugëtimin në Ligën e Konferencës. Turi i tretë kualifikues është vetëm një hap larg dhe kuqeblutë kanë nevojë më shumë se kurrë për tifozët e tyre. Shkodranët kanë qenë gjithnjë përkrahë ekipit të tyre të zemrës dhe te Vllaznia i presin me padurim në shkallët e “Loro Boriçit”.
Klubi kuqeblu ka nxjerrë informacione mbi blerjen e biletave përmes faqes së tyre zyrtare. Biletat dalin në shitje duke nisur që nga dita e nesërme dhe do të shiten si në sportelet pranë stadiumit, ashtu edhe online. Oraret për shitjen e tyre janë 10:00-14:00 paradite dhe 17:00-20:00 pasdite. Ndërkohë çmimet variojnë nga 300 lekë deri në 5000 lekë në zonën VIP./Halit Delibashi-Sport Ekspres/