Laçi mori një fitore të papritur kundër Universitatea Craiova. Këta të fundit shiheshin si favoriti absolut, por në fund fitorja shkoi e gjitha. Humbja 1-0 është përjetuar si një zhgënjim në Rumani, teksa menaxheri i përgjithshëm i klubit ka nisur të bëjë moral për lojtarët e tij. Marcel Popescu vlerëson lojën e Laçit, ndërsa nga ana tjetër u kujton lojtarëve të tij të jenë më me këmbë në tokë.
“Ishte një zhgënjim! Ky është qëndrimi dhe qasja e një loje në kupat europiane që ju lejon të konfirmoheni në Europë … Ju nuk mund ta trajtoni ndeshjen në këtë mënyrë, sepse jeni të ngarkuar. Me këtë mentalitet, ju nuk mund të hidhni hapa drejt botës së mirë.
Një qëndrim i superioritetit, sipërfaqësoritetit dhe mungesës së përkushtimit ju çon atje ku shohim. Lojtarët gjithashtu kanë detyrime, jo vetëm të drejta! Ishte një fitore absolutisht e merituar për ta, ata luajtën me sakrifica. Ajo që pashë më bën të mendoj se ne mund të gjejmë një “11”-she tjetër që është më luftarake. Lojtarë si Gustavo mund të ndryshojnë lojën ”, tha Marcel Popescu në “Digi Sport“./Sport Ekspres/