Nëse Vllaznia mbetet ende në lojë për kualifikim ndaj AEL Limasol, shumë merita duhet të vijnë edhe për portierin Zogovic. Ky ishte futbollisti më i mirë për ekipin shkodran në transfertën qipriote. Nëse kundërshtari tentonte për të shënuar, Zogovic ishte gjithmonë i gatshëm për të mos nënvlerësuar asnjë top të vetëm që vinte në drejtim të portës.
Pritja e klasit të lartë i përket minutës së 42 ku pas një goditje dënimi, gardiani i Vllaznisë kthehet në “spiderman” për të shkuar në cepin tjetër. Duke mbajtur në duar shpresën e madhe të ekipit, te shkodranët flenë të qetë sa i përket portës. /Sport Ekspres/