Pas largimit të tij të parakohshëm nga Dinamo, Fabrizio Miccoli ka nisur aventurën e re n Itali. Ish-futbollisti i Juventusit, Benfikës, Fiorentinës dhe Palermos do të jap kontributin e tij në futbollin e të rinjëve. Marrëveshja është arritur për të qenë pjesë e grupit të Triestina sa i përket grupit të të rinjëve.
Vetë skuadra italiane ka njoftuar këtë bashkëpunim të ri duke qenë të kënaqur për faktin se kanë marrë trajnerin që ka eksperiencë të madhe mbi shpatulla në karrierën si lojtar. Pra futbollistët që janë në hapat vendimtar para se të dalin në futbollin e vërtetë do të kenë shumë këshilla të vlefshme për të dëgjuar nga Miccoli. /Sport Ekspres/