“Turp”! Tifozët pushtojnë faqen e Teutës, nuk kapërdihet lehtë humbja nga modestët e Andorrës

Teuta ishte surpriza më e hidhur sa i përket ekipeve shqiptare në Europë. Nëse humbja e Partizanit ishte e menduar më herët për shkakun e rivalit më të fortë, me Vllazninë që mbetet ende në garë pas humbjes 1-0 dhe fitorja e arritur nga Laçi ndaj Kraiovës po me të njëjtat shifra, durrsakët menduan për gafën e madhe.

E njëjta skuadër që ishte eliminuar nga Prishtina në “Champions League” dhe me mbrojtësin 41-vjeç në formacion, i cili mban edhe rekordin në “librin Gines”, ka arritur që të mundi Teutën në shtëpi duke fituar 0-2. Tifozët kanë pushtuar faqen zyrtare të Teutës duke pasur reagim si kurrë më parë për të quajtur të turpshme gjithë performancën. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *