Bajerni zbulon Ibrahimoviçin shqiptar, talenti 15-vjeçar ftohet nga Nagelsman me ekipin e parë

Një Ibrahimoviç i ri po rritet te Bajerni i Mynihut. Nuk është suedez e as nuk ka lidhje gjaku me Zllatanin, por një talent me prindër shqiptarë dhe gjerman. Trekuartisti 15-vjeçar ka bindur me paraqitjet e tij me moshat e gjigantëve bavarezë, ku sezonin e shkuar, vetëm 14 vjeç, tundi rrjetën 2 herë dhe dhuroi 3 asiste në 9 ndeshje me ekipin U17  .

Arijon Ibrahimoviç shihet si një nga talentet më premtuese që po rrit akademia e Bajernit, prandaj Nagelsman e ka parë të udhës ti dërgojë një ftesë për tu stërvitur me ekipin e parë. Lojtari shqiptar është shfaqur i gëzuar në seancën stërvitore, ku ka arritur edhe të shënojë gol në ndeshjen e zhvilluar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *