Fanella e Barcelonës është kthyer në “peshë të lehtë” dhe mund të vishet nga shumë lojtarë, pavarësisht cilësive të tyre. Nëse më herët duhet të kishe dëshmuar vlerat dhe CV të ishte e pasur me trofetë e fituar, tashmë me katalanasit duket se ka ndryshuar historia. Memphis Depay është afrimi i fundit, ndërsa shumë tifozë pyesin: “A e meriton këtë fanellë?”.
Dëshmia e fundit tregon tërësisht të kundërtën. Depay ishte një prej zhgënjimeve të mëdha në Europianin që lamë pas. I vetmi rast kur sulmuesi 27-vjeçar shkëlqeu ishte me Maqedoninë e Veriut, ndërsa në thuajse gjithë takimet e tjera nuk arriti të bënte diferencën. /Sport Ekspres/
?? ??????: ?????? @Memphis ?? #MemphisCuler pic.twitter.com/E5r3fmHPPj
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 19, 2021