Lionel Mesi ka fituar trofeun e parë me Argjentinën duke mundur Brazilin në finale. Goli i Di Marias i dha yllit argjentinas mundësinë për të gëzuar për herë të parë me Kombëtaren pas shumë dështimesh.
Nisur nga pritja e gjatë, reagimi ka qenë i madh nga njerëzit. Postimi i Lionel Mesit në Instagram teksa mban trofeun në duar ka marrë thuajse 21 milionë pëlqime duke vendosur rekord për botën e sportit në rrjetet sociale. /Sport Ekspres/